Chris Brown shpallet fajtor pasi pranoi sulmin ndaj një producenti muzikor në Londër
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Chris Brown shpallet fajtor pasi pranoi sulmin ndaj një producenti muzikor në Londër
dsf
24/07/2026 - 15:58
Linku u kopjua

Chris Brown është shpallur fajtor nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pranoi fajësinë për sulmin ndaj një producenti muzikor në një klub nate në Londër, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë, konfirmon TMZ, transmeton KosovaPress.

Këngëtari dhe bashkëpunëtori i tij në sulm, Omololu Akinlolu, u paraqitën të premten në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër, ku pranuan fajësinë për akuzën e përfshirjes në një përleshje të dhunshme, lidhur me sulmin ndaj Abraham Diaw në klubin e natës Tape, në shkurt të vitit 2023.

Sipas një zëdhënësi të gjykatës, të dy pranuan se "përdorën ose kërcënuan me dhunë të paligjshme një person tjetër dhe se veprimet e tyre, të marra së bashku, ishin të tilla që do ta bënin një person të arsyeshëm të kishte frikë për sigurinë e tij personale."

Prokuroria pranoi të tërhiqte akuzën më të rëndë për tentativë të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore, si edhe një akuzë tjetër për sulm që shkaktoi dëmtime fizike.

Chris Brown dhe Omololu Akinlolu priten të dënohen më 26 tetor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026