Siç raportohet nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea është shumë pranë transferimit të tretë për vitin 2023.
Pas marrëveshjeve të kompletuar për David Fofanan dhe Andres Santos, marrëveshja me Benoit Badiashile të Monacos është në fazën e fundit të kompletimit, raporton KosovaPress.
Kushtet personale mes Chelseat dhe Badiashiles janë arritur, pasi që mbrojtësi dëshiron transferimin vetëm te “Blutë” e Londrës.