Chelsea përshëndetet me Kanten, drejt largimit edhe katër lojtarë të tjerë
Lexohet për: 1 min.
7-Chelsea
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea e ka konfirmuar se N’Golo Kante është larguar nga klubi si lojtar i lirë.

Chelsea është përshëndetur me Kanten pasi që këtij të fundit i skadoi kontrata në klub, ndërsa mesfushori tani i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad, raporton KosovaPress.

Kante luajti një rol kyç te Chelsea përgjatë shtatë sezoneve në klub, ndërsa fitoi titujt si Premier Ligën, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Largim i Kantes nuk do të jetë i vetmi nga Chelsea, pasi që nga klubi do të largohen edhe Mateo Kovacic, Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy.

Kovacic pritet t’i bashkohet Manchester Cityt, Koulibaly te skuadra e Al Hilal, Ziyech te skuadra e Al Nassrit ndërsa Mendy te skuadra e Al Ahlyt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025