Chelsea nuk dorëzohet, Malo Gusto hesht "Parc des Princes"
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea nuk dorëzohet, Malo Gusto hesht "Parc des Princes"
PSG CHEKLSEA
11/03/2026 - 21:33
Linku u kopjua

Ka zgjatur pak festa e parisienëve në raundin e 16-tëve, pasi Chelsea ka gjetur forcat për t'u kundërpërgjigjur menjëherë. Në minutën e 26-të, mbrojtësi i krahut, Malo Gusto, ka barazuar shifrat në 1-1, duke rikthyer ekuilibrin në këtë përballje titanësh.

Goli erdhi pas një pasimi mjeshtëror dhe mjaft inteligjent nga Enzo Fernandez, i cili depërtoi mbrojtjen e PSG-së me një top të lartë. Gusto u gjend i lirë brenda zonës dhe me një goditje të saktë në cepin e majtë të portës nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Safonov.

Ky barazim vjen në një moment kritik, pasi PSG sapo kishte rrezikuar seriozisht me Barcola-n, por Chelsea tregoi se di të godasë sapo i jepet hapësira e parë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026