Chelsea gabon, Tottenham pëson
Lexohet për: 1 min.
dqdq
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Newcastle United mposhtën Tottenham Hotspur me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të kampionatit anglez.

Skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e Harvey Barnes (37), Brennan Johnson  barazoi ë minutën e 56’. Golin e fitores për Newscastle e shënoi Alexander Isak në minutën 78’.

Pas këtyre tri pikëve të mëdha, Newcastle renditet në pozitën e katërt në tabelë me shtatë pikë, si dhe Brighton i dyti dhe Arsenali i tretë, dy pikë më shumë ka Manchester City lider dhe një pikë më pak Liverpooli i pesti, i cili sot luan me Manchester United. Tottenham renditet në pozitën e 10-të me katër pikë.

Në të njëjtën kohë, Chelsea dhe Crystal Palace luajtën pa fitues 1:1. Nicolas Jackson kaloi vendësit në epërsi në minutën 25’, ndërsa Eberechi Eze barazoi shifrat në minutën 53’.

Chelsea renditet në vendin e 11-të me katër pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 16-të me një pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024