Chelsea dhe West Ham gjobiten për “përleshje”
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea dhe West Ham gjobiten për “përleshje”
Premierliga
25/02/2026 - 15:22
Linku u kopjua

Chelsea është dënuar me 325.000 £ dhe West Ham me 300,000 £ për një moment të tensionuar që ka ndodhur gjatë një ndeshje të muajit janar.

Incidenti mes tyre filloi kur braziliani i londinezëve, Joao Pedro reagoi ashpër ndaj Adama Traores i cili e shtyu Marc Cucurellën në korner.

Përplasja filloi dhe krijoi një skenë jo të hijshme për futbollin e që më pas pasoi ndëshkimi me karton të kuq për mbrojtësin e West Ham United, Jean-Clair Todibo pas rishikimit të VAR-it.

Në vendosjen e gjobave, një komision rregullator i pavarur mori parasysh faktin se të dy klubet kishin kryer shkelje të mëparshme të Rregullit E20.1 të FA-së.

Rregulli thotë se nuk duhet të ketë sjellje që është "e papërshtatshme, ofenduese, e dhunshme, kërcënuese, abuzive, e pahijshme, fyese ose provokuese".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026