Chelsea dhe Benfika në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
7
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea dhe Benfika janë dy skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Benfika kaloi tutje pasi e shkatërroi Club Bruggen me rezultat të përgjithshëm 7-1 nga të dy ndeshjet. Në sfidën kthyese, ata fituan me rezultat 5-1 me golat e shënuar nga Ramos (2), Silva, Mario dhe Nerez, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Maljer, transmeton KosovaPress.

Ndërsa Chelsea vazhdoi tutje pasi e përmbysi disavantazhin prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani duke fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Raheem Sterling i dha epërsinë skuadrës së Potter në minutën e 43’, ndërsa në pjesën e dytë fitoren e “Bluve” e vulosi Havertz me golin e tij nga penalltia në minutën 53-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025