Chelsea dënohet me miliona euro dhe bllokim transferimesh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea dënohet me miliona euro dhe bllokim transferimesh
Chelsea
16/03/2026 - 15:21
Linku u kopjua

Klubi i Chelsea-t është gjobitur me mbi 10 milionë dhe i është shqiptuar një bllokim i transferimeve për një vit (i pezulluar për dy vite), pas një hetimi mbi pagesat sekrete të bëra gjatë epokës së Roman Abramovich (2011-2018).

Sipas Sky Sports, këto parregullsi financiare, që përfshijnë transferime si ato të Eden Hazard dhe Samuel Eto'o, u zbuluan nga pronarët e rinj amerikanë, të cilët i raportuan vetë ato te autoritetet.

Përveç gjobës, "Blutë" e Londrës kanë marrë edhe një bllokim menjëhershëm 9-muajsh për transferimin e lojtarëve të akademisë.

Megjithatë, për shkak të "bashkëpunimit të jashtëzakonshëm", Premier Liga ka vendosur që bllokimi i merkatos së ekipit të parë të mbetet i pezulluar; që do të thotë se Chelsea mund të blejë lojtarë këtë verë, me kusht që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër në dy vitet e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026