Charles dhe William pa koment në paraqitjen e tyre të parë që nga publikimi i librit të Harry-t
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbreti i Britanisë Charles dhe Princi William u shfaqën sot në publik për herë të parë që nga publikimi i kujtimeve të Princit Harry dhe një intervistë në të cilën ai bëri një sërë akuzash kundër tyre dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Mbreti Charles e kaloi ditën duke biseduar me kureshtarët në një fshat në Skoci, por nuk komentoi për ngjarjet e fundit të stuhishme. Ai shtoi se në të njëjtën ditë, një William i buzëqeshur dhe gruaja e tij Kate, të cilën Harry e kritikon gjithashtu në librin e tij, bënë paraqitjen e tyre të parë që nga botimi i kujtimeve, në një spital në Anglinë veriore, por asnjëri nuk përmendi publikisht asgjë në lidhje me kujtimet e Harryt. Kjo vlen për Pallatin Buckingham dhe çdo anëtar të familjes mbretërore.

Në librin e tij, të titulluar "Sper", Harry zbulon, ndër të tjera, se ai iu lut babait të tij që të mos martohej me gruan e tij të dytë Camilla, tani Mbretëresha, si dhe situata të tjera të shumta, duke përfshirë kur vëllai i tij i madh dhe trashëgimtari i fronit William e rrëzoi atë gjatë një debati të ashpër. Theksohet se Harry përdori gjithashtu intervistat për të forcuar pretendimet e tij se disa anëtarë të familjes mbretërore, duke përfshirë Camilla dhe William, ndikuan përmes bashkëpunëtorëve për të nxjerrë histori të dëmshme për të ose gruan e tij Meghan në tabloidë.

Botuesi i “Sper” deklaroi se ky libër ka pasur shitjet më të larta të ditës së parë për sa i përket veprave jo fiksion dhe është botuar në më shumë se 1.4 milion kopje të shitura në Britani, SHBA dhe Kanada. Thuhet se libri ende po shtypet për të plotësuar kërkesën e madhe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024