Çfarë ndodhi në miqësoren me dyer të mbyllura të United kundër Hull Cityt?
Lexohet për: 1 min.
4-United
1 vit më parë
Linku u kopjua

Antony dhe Donny van de Beek u paraqitën të dy në miqësoren me dyer të mbyllura të Manchester United kundër skuadrës nga Championshipi, Hull City, por që dështuan që të lënë shenjë në këtë ndeshje.

Erik ten Hag dëshironte që t’u jepte disa minuta lojë lojtarëve që nuk janë të angazhuar me kombëtaret e tyre, për të përmirësuar formën e ekipit pas një fillimi jo të mirë të sezonit, raporton KosovaPress.

“Manchester Evening News” bëri të ditur se formacioni i United përbëhej nga lojtarët e ekipit të parë dhe atyre nga akademia.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 mes United dhe Hull Cityt, ku ky i fundit zë vendin e tetë në Championshipin anglez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025