Çfarë ndodhi mes Salah dhe Arabisë Saudite? Klopp zbulon të vërtetën
Lexohet për: 1 min.
8-Salah
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar të vërtetën për çështjen e Mohamed Salah dhe kalimit të tij në Arabinë Saudite.

Vazhdimisht gjatë merkatos verore Salah lidhej fortë me një kalim në Arabinë Saudite, ku spekulohej për oferta marramendëse nga Al Ittihad, raporton KosovaPress.

Por, Salah mbeti në Liverpool, dhe Klopp tani ka zbuluar prapaskenat e kësaj çështje.

“Salah nuk erdhi kurrë tek unë dhe të më thotë unë dua të shkoj në Arabinë Saudite. Nuk e mendova kurrë këtë gjë për asnjë sekondë. Unë nuk di asgjë për ndonjë ofertë por nuk është aspak e rëndësishme. Salah është këtu te Liverpooli dhe ai është i lumtur”, tha Klopp.

“Ju mund ta shihni që ai është këtu, ai po e shijon shumë ekipin. Nuk ka tjetër çka për të thënë, vetëm gjëra pozitive”, tha Klopp.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025