Krasniqi: Shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht
Lajme
Lexohet për: 1 min.
gishti-per-genten-090225
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë, tha Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

“Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar”, shkroi ai në Facebook.

Ai ngriti shqetësim edhe për kabinat e votimit duke thënë se janë më të ulëta dhe votuesit ulen në bankë “gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”.

Më herët të dielën, kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi tha se kompania përkatëse ka siguruar markera të rregullt pas atyre me ngjyrë që është fshirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025