Çfarë ndodh nëse flemë vetëm pesë orë
Lexohet për: 1 min.
gjumi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është e rëndësishme të flini shtatë deri në tetë orë gjatë natës, përndryshe rrezikojmë lodhjen dhe rrisim rrezikun e sëmundjeve si infarkti dhe diabeti, paralajmëroi doktor Erik Berg.

“Kur pushojmë, trupat tanë shërohen, djegim më shumë yndyrë, detoksifikojmë trupin dhe trurin”, tha Berg në kanalin e tij në YouTube.

Ai vazhdon të shpjegojë se kur nuk flemë mjaftueshëm, shfaqet hiperaktiviteti simpatik.

​Hani këtë para gjumit dhe praktikisht do të digjni yndyrën gjatë gjumit - KosovaPress

“Sistemi simpatik funksionon kur ne nuk jemi duke fjetur. Pastaj kemi më shumë adrenalinë dhe kortizol, dhe gjëndrat mbiveshkore punojnë më shumë. Një sistem nervor tepër aktiv mund të na mbajë zgjuar, por gjumi i pamjaftueshëm ose mbingarkesa e sistemit simpatik e ngarkon zemrën”, tha ai.

Ai gjithashtu paralajmëron se mungesa e gjumit e bën të vështirë humbjen e peshës.

“Nëse jeni në dietë dhe bëni ushtrime, por nuk flini mjaftueshëm, po humbni kohë”, përfundoi Berg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024