Çfarë ndodh me qafën nëse shikoni shumë celularin ?
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çfarë ndodh me qafën nëse shikoni shumë celularin ?
schiena-e-cellulare.1020x680
07/05/2022 - 20:20
Linku u kopjua

Varësia nga mediat sociale nuk dëmton vetëm produktivitetin por është e dëmshme edhe për qafën: qëndrimi i ngjitur pas celularit mund të bëjë një ngarkesë prej 27 kilogramësh presion në shpinë cervikale, sa pesha e një fëmije 7-8 vjeç, shkruan focus.it.

Ky studim u kryer vite më parë nga kirurgu Kenneth Hansraj, në spitalin e ”Neë York Spine Surgery and Rehabilitation Medicine”.

Mesatarisht, ne lexojmë gazeta, kalojmë 2 deri në 4 orë në ditë me kokën ulur në telefonat inteligjentë, për të shkruar, lexuar ose luajtur. Në një vit bëhen 700-1400 orë stres cervikal, të cilat bëhen 5000 në rastin e subjekteve veçanërisht në rrezik, të cilët kalojnë shumë kohë në celularët e tyre ose të përkulur mbi libra.

Me kalimin e kohës, ky zakon dikton një qëndrim të përkulur përpara, i cili mund të përfundojë duke dëmtuar shtyllën kurrizore.

Pesha e vendosur në qafë varet nga pjerrësia e supozuar e kokës. Një kënd prej 15 gradë është i barabartë me 12 kilogramë dhimbje, 30 gradë 18 kg, 45 gradë 22 kg dhe 60 gradë 27 kg. Hansraj pranon se përdorimi i teknologjive të reja nuk mund të shmanget. Por dëmtimi i shtyllës kurrizore mund të parandalohet duke mbajtur një pozicion të saktë të kokës, me veshët në linjë me shpatullat. Ekzisotjnë edhe ushtrime të thjeshta për të lehtësuar dhimbjen dhe për të relaksuar qafën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026