Personat që vuajnë nga misofonia mund të irritohen nga një tingull shumë i zakonshëm si çamçakëzi, kollitja, zhurma e frymëmarrjes, gërvishtjet në një sipërfaqe ose zhurma e hapave. Tinguj që shumica e njerëzve nuk i vënë re, njerëzit me misofoni nuk i durojnë dot.
Është një çrregullim mendor shumë i rrallë. Simptomat e para shfaqen në fëmijëri dhe me kalimin e moshës, gjithnjë e më shumë tinguj i acarojnë.
"Ndryshe nga njerëzit që thonë se shqetësohen nga dikush që përtyp patate të skuqura në kinema gjatë një filmi, njerëzit me misofoni vuajnë vërtet," shpjegoi profesori i psikiatrisë në Universitetin e Amsterdamit Damiaan Denys për Live Science.
Tri simptoma që shkaktohen nga pirja e ujit të fortë - KosovaPress
Në çrregullimet më të lehta simptomat lehtësohen me mjekim, por nuk ka kurë të vërtetë.
Në raste shumë të rënda, njerëzit izolohen plotësisht për të shmangur të gjitha tingujt që i shqetësojnë. Kjo nga ana tjetër çon në tërheqje në vetvete dhe në depresion.
Pse veshët tuaj duken më të mëdhenj me kalimin e moshës - KosovaPress
Ata paraqitën kritere diagnostikuese që do ta klasifikonin misofoninë si një çrregullim të ri psikiatrik. Megjithatë, disa shkencëtarë argumentojnë se në të vërtetë mund të jetë një simptomë e çrregullimeve të tjera psikiatrike, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) ose çrregullimi i përgjithësuar i ankthit.
Margaret dhe Pavel Jastreboff, shkencëtarë nga Universiteti Emory në SHBA, të cilët krijuan për herë të parë termin, pohojnë se këto kushte lidhen me tolerancën e reduktuar të zërit. Ata gjithashtu thonë se disa njerëz mund të përjetojnë misofoni, por të mos preken klinikisht prej saj, por të tjerët janë të prirë për reagime më të rënda.
Në një studim me 500 studentë të kolegjit, rreth 20 për qind e pjesëmarrësve raportuan simptoma klinike të rëndësishme të misofonisë. U zbulua përsëri se simptomat shpesh mbivendosen me ankthin, OCD dhe depresionin.