Çështja e presidentit, Osmani s’tregon nëse do t’i marrë nënshkrimet e ofruara nga LVV
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çështja e presidentit, Osmani s’tregon nëse do t’i marrë nënshkrimet e ofruara nga LVV
Vjosa Osmani - Epopeja
05/03/2026 - 13:27
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani pas ceremonisë së rreshtimit të kuadrateve të FSK-së nuk ka treguar nëse do të marr nënshkrimet e ofruara nga Lëvizja Vetëvendosje për të hyrë në garën për presidente, raporton KosovaPress.

Sot, është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Osmani tha se sot nis Epopeja e UÇK-së dhe kjo është tema kryesore dhe e vetme. 

 “Siç iu kam informuar, sot është Epopeja e UÇK-së, kjo është tema kryesore dhe e vetme”, tha ajo pas rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Sot, është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkaq, në një prononcim për media pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, kryeministri Albin Kurti tha se përpjekjet për zgjedhjen e të parit të vendit do t’i vazhdojnë sot pasdite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026