Çështja e presidentit, mblidhet LDK-ja – A kanë votë për Vjosa Osmanin?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çështja e presidentit, mblidhet LDK-ja – A kanë votë për Vjosa Osmanin?
quni foto
03/03/2026 - 12:30
Linku u kopjua

Deputetët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë mbledhur në selinë e partisë për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ky takim vjen një orë pas përfundimit të takimit të tretë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se do të respektojë çdo vendim që merr kryesia e LDK-së për çështjen e presidentit, përfshirë edhe mundësinë për ta votuar për një mandat të dytë Vjosa Osmanin.

“Prandaj po mbahet ky takim që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku...Do të diskutojmë dhe bëjmë debat dhe t’i marrim vendimet e duhura”, tha ai.

Lexo po ashtu
Moti sot
Edhe deputeti tjetër, Armend Zemaj, foli shkurt për media. Ai tha se ka shumë emra që do t’i rekomandonte për president nga radhët e LDK-së.

Zemaj theksoi se fillimisht ka votë për kandidatët e LDK-së për president, e më pas do të shohë përtej.

“Ka shumë emra në LDK që do t’i rekomandoja; ka shumë meritorë, prej të parit deri te i fundit e meritojnë. Unë kam votë për njerëzit e LDK-së, pastaj të shohim përtej”, tha ai./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026