Ekipi i juniorëve i xhudos i ka sjellë Kosovës një medalje të artë nga Kupa Evropiane e Juniorëve në Kaunas të Lituanisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Dardan Cena është stolisur me medalje të artë pas katër ndeshjeve të fituara, raporton KosovaPress.
Cena e vazhdoi me fitore edhe në finale, duke triumfuar me Ippon kundër polakut Adam Kazimierczak, kështu duke u renditur i pari në këtë Evropian.
Në anën tjetër, Kosovën e përfaqësoi edhe Dëbora Gjakova në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku pësoi humbje qysh në raundin e parë kundër Amelia Konfisz të Polonisë, e vazhdoi garën në repesazh.
Për medaljen e bronztë, Gjakova humbi nga polakja Emilia Wolkowicz, kështu duke e mbyllur garën në këtë evropian në vendin e pestë.
Me këtë rast, ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili këto suksese i konsideroi sinjale të bukura të rinjve tanë.
Postimin e gjeni më poshtë.