Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 2:1 në përballjen ndaj Çekisë, në një miqësore mjaftë interesante.
Çekët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Tomas Ladra-s, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga David Doudera. Dominimi i vendasve u konfirmua në minutën e 32-të, kur Adam Hlozek finalizoi me saktësi një kundërsulm të shpejtë të nisur nga Mojmir Chytil, duke çuar shifrat në 2:0 përpara se skuadrat të shkonin në pushim, pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të mira që "Dardanët" patën me anë të Albion Rrahmanit e Mërgim Vojvodës.
Kjo strategji u shpërblye në minutën e 77-të, kur Lindon Emërllahu – vetëm dy minuta pasi u fut në fushë – shfrytëzoi në mënyrë perfekte një top të kthyer në zonë për të ngushtuar rezultatin në 2:1.