CDU i mbyll derën Berishës, raportuesi për Shqipërinë: S’dalim kundër SHBA-së
Lexohet për: 2 min.
beyer
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vizita e kryeraportuesit  për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer u lajmërua se kishte si qëllim integrimin ne BE, por me kalimin e orëve misioni u duk se ishte krejt  tjetër.

Takimi me kryetaren e Komisionit të Integrimit, demokraten Jorida Tabaku, nuk ishte çudi, por zyrtari i Bundestagut befasoi kur refuzoi t’i jep dorën Sali Berishës.

“Ne jemi thellësisht të bindur se nuk e përfytyrojmë dot, dhe e shohim të paimagjinueshme të bashkëpunojmë me një parti udhëheqja e së cilës apo kryetari i së cilës është shpallur si person ‘non grata’ nga aleatët tanë më të ngushtë”, tha Beyer.

Shuplaka e radhës nga gjermanët e  CDU/CSU vjen vetëm dy javë nga rikthimi i Sali Berishës si kryetar. Por, zyrtari i lartë i Bundestagut  e bëri të qartë pozicionin e vështirë që PD do ta ketë në arenën ndërkombëtare me Berishën në krye.

“Partia Demokratike është dobësuar nga shumë gabime që janë bërë dhe nuk mendoj se është e rëndësishme të shohim prapa, por kjo parti le të ketë të ardhme, edhe në familjen e partive popullore”, shtoi ai.

Teksa shpresat e atyre që drejtojnë sot Partinë Demokratike varen në Gjykatën e Apelit, për kryeraportuesin për Shqipërinë në Bundestag  cilido që të jetë verdikti asgjë nuk ndryshon: ‘Non grata’ amerikane është e vlefshme edhe për gjermanët./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024