Të gjitha lajmet
Koalicioni për Kosovën Fituese nis fushatën drejt 9 shkurtit nga Prekazi heroik
Me nisjen e fushatës për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, Koalicioni për Kosovën Fituese ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekazin legjendar. Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “Prekazi është betimi ynë për shtet dhe atdhe”, derisa shtoi se prej aty, me votën e qytetarëve do të vazhdojnë për Kosovën fituese. Haradinaj bashkë me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kandidatë të tjerë për deputetë vizituan varrezat e Jasharëve. Pas homazheve, Limaj u shpreh se filluan fushatën në mënyrë simbolike nga Prekazi prej nga ku burojnë themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Koalicioni për Kosovën Fituese do ta hapë zyrtarisht fushën të dielën në Sallën “1 tetori” në Prishtinë në orën 13:30. Ndërsa, partitë e tjera do të mbajnë sot tubimet e para - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ora 16:30, Lidhja Demokratike e Kosovës në Pallatin e Rinisë Prishtinë, ora 17:00, Lëvizja Vetëvendosje në Sallën e sportit “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 18:00 dhe Koalicioni për Familjen në Klan Arena Prishtinë, ora 18:30. Për legjislativin e ri garojnë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja. Numri i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është 2 milionë e 75 mijë e 868. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025