Hasani: PDK drejt fitores
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
472787136_1105369724384828_1625841743527958241_n
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit Randobravë, me të cilët ka thënë se kanë biseduar për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhje e 9 shkurtit.

Nait Hasani i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se së bashku janë zotuar për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës, si kryeministër i Kosovës.

“Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hasani i cili në listën e PDK-së mban numrin 42.

Nait Hasani ka qen deputet nga Grupi Parlamentar i PDK-së dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Ka lindur me 15.09.1965 në Randobravë Komuna e Prizrenit. Është ish i burgosur politik. Është albanolog dhe ka specializuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, si dhe në lidership për menaxhimin e krizave.

Ia ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025