Capello paralajmëron Juventusin për Lazion dhe Tudor
Lexohet për: 2 min.
4-Capello
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, paralajmëroi “Zonjën e Vjetër” për Lazion dhe trajnerin e ri, Igor Tudor.

Juventusi dhe Lazio përballen në “Stadio Olimpico” të shtunën, në debutimin e Tudorit në krye të Lazios, raporton KosovaPress.

Trajneri kroat ka luajtur për Juventusin nën drejtimin e Capellos dhe ky i fundit është një admirues i ish-mbrojtësit.

“Duhet të jem i sinqertë. Tudor nuk luajti shumë kur isha trajner i tij, por i kam vlerësuar fjalët e tij të para si trajner i Lazios. Ai duket se i ka idetë e qarta”, tha 77-vjeçari për “Gazzetta”.

“Kam dëgjuar se ai dëshiron të kalojë në një mbrojtje me tre lojtarë, por kjo kërkon kohë. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se objektivi kryesor është të arrijmë rezultate dhe pastaj do të vijë pjesa tjetër. Do të jetë një lojë e vështirë dhe e rëndësishme për të dy trajnerët. Tudor duhet të ketë një fillim të fortë, por edhe Massimiliano Allegri ka nevojë për pikë, përndryshe, kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte në rrezik sepse klubet më poshtë po ecin me shpejtësi”, shtoi më tej Capello.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025