Cancelo: Pepe më tha se isha lojtar për Realin, por i thash se isha për Barcelonën
Lexohet për: 1 min.
2-Cancelo
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Joao Cancelo është duke e shijuar jetën si lojtar i Barcelonës, ku është në huazim deri në fund të këtij sezoni nga Manchester City.

Së fundmi, Cancelo zbuloi një bisedë që kishte me mbrojtësin e Portos, Pepen, të cilin e ka bashkëlojtar te Kombëtarja e Portugalisë, raporton KosovaPress.

Pepe, i cili njihet për vitet e tij te Real Madridi, i kishte thënë Cancelos se ai ishte lojtar i bërë për të luajtur për “Galaktikët”.

Por, përgjigja e Cancelos do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës.

“Pepe një herë më ka thënë se unë isha një lojtar për Real Madridin, por unë i thash se unë jam për Barcelonën. Unë jam ku kam dashur gjithmonë të jem. Jam tejet i kënaqur që jam te Barcelona, është klubi që unë gjithmonë kam dashur të jem. Pas Benficas, është klubi që gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Cancelo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025