Çamëria dhe çamët ekzistojnë
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Tiranë (Maj 2022), Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë  Dendias,  në një konferencë për shtyp, në prezencën e Ministres  së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Xhaçka, deklaroi se çështja Çame nuk ekziston.

 Edhe pse Ministri grek e mohoi ekzistencën e Çamërisë dhe problemin për të drejtat e çamëve që jetojnë në trojet e tyre etnike si dhe problemin e pronave të dhjetëra e mija çamëve, të dëbuar me dhunë nga Shteti grek, pas Luftës së dytë botërore, përkundër faktit se  Ministërja shqiptare nuk reagoi ndaj deklaratës skandaloze të Ministrit grek, çështja çame ekziston dhe ky problem herët a vonë duhet të zgjidhet.

            Në vazhdim ja  disa fakte që dëshmojnë jo vetëm për ekzistencën e problemit  Çam, por edhe për autoktoninë e  Çamëve.

  • Që në kohën e Herodotit, përmendet ekzistenca e shqiptarëve në Çamëri.  
  • Sipas regjistrimit turk të vitit 1910, në Çamëri jetonin 83 000 shqiptarë çamë. Ndërsa sipas regjistrimit grek të vitit 1936, në  Çamëri jetonin 26 000 shqiptarë çamë.
  • Sipas hartës demografike të Britanisë së Madhe, në prag të Luftës së Dytë Botërore 75% e qytetarëve të  Çamërisë ishin shqiptarë.
  • Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore nga Çamëria u dëbuan 30 000 shqiptarë autokton, megjithatë aktualisht në Çamëri jetojnë rreth 100 000 çamë, kurse në Shqipëri jetojnë rreth 150 000 çamë (pasardhës të çamëve të dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore), të cilët nuk lejohen jo vetëm ta kthehen në shtëpitë e tyre për të jetuar, por nuk lejohen as ta vizitojnë Çamërinë, me arsyetimin absurd, se kinse ata kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit gjerman.

Është me shumë rëndësi të theksohet se Komisioni për hetimin e krimeve ndaj çamëve, i themeluar nga OKB-ja, në raportet  e vitit 1946 dhe 47, bazuar në fakte, konstaton se janë kryer masakra mbi çamët nga shteti grek.

            Në vitin 1994 Kuvendi i Shqipërisë e shpall 27 Qershorin ditë përkujtimi për çamët e masakruar nga strukturat e caktuara të shtetit të Greqisë .

            Këto janë vetëm disa fakte, nga shumë të tilla, që dëshmojnë se problemi  çam ekziston dhe ai duhet të zgjidhet bazuar në normat dhe vlerat evropiane.

            Për zgjidhjen e këtij problemi Shqipëria zyrtare dhe shqiptarët nuk duhet të heshtin.

Shkelje të tilla të të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare  të një komuniteti autokton nuk duhet t’ia tolerojë BE-ja, një vendi anëtar të Bashkimit Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025