Calzona u detyrua të braktisë stërvitjen e Napolit
Lexohet për: 2 min.
7-Calzona
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Napoli ka pasur një situatë të pazakontë kur një anëtar i grupit është dashur të ndërpresë herët stërvitjen e sotme, pasi ishte trajneri Francesco Calzona.

Napoli ishte duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Udineses, e cila është planifikuar për të hënën në mbrëmje në stadiumin “Bluenergy”, raporton KosovaPress.

Piotr Zielinski dhe Pierluigi Gollini pritet të mungojnë për shkak të lëndimit dhe për këtë arsye nuk po stërviteshin as sot.

Megjithatë, trajnerit Calzona iu desh të ndërpriste seancën herët dhe të shkonte në shtëpi, pasi vuante nga simptomat e gripit dhe temperatura e lartë.

Këshilltarët mjekësorë të klubit e kërkuan që të shkonte dhe të pushonte, veçanërisht duke pasur parasysh se moti në Napoli sot nuk ishte i mirë.

Stafi i tij është mësuar të stërvitet vetë, duke qenë se gjatë pushimit për detyrën ndërkombëtare Calzona duhet t'i rikthehet punës së tij si kryetrajner i ekipit kombëtar të Sllovakisë.

55-vjeçari mori rolin e Napolit më 19 shkurt dhe ka mbikëqyrur tre fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje në të gjitha garat deri tani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025