Mesfushori i Interi Hakan Calhanoglu ka folur për veten e tij në një intervistë për Dazn në të cilën nuk ka hezituar që ta konsiderojë veten si njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.
"Muaj më parë thashë se jam ndër 5 regjisorët më të mirë në botë dhe askush nuk më besoi. Por unë besoj në veten time, i di cilësitë e mia. dhe nuk kam frikë nga askush. Ato gola që i shënoj nuk i bën askush, nuk shënoj gola nga një metër, por nga larg, ndoshta nga gjuajtja e lirë, bëj gjëra të vështira.", ka thënë reprezentuesi turk.
“Hakan Calhanoglu në numrin një, pastaj Rodri, Toni Kroos, Kimmich dhe Enzo Fernandez”.
Ai më tutje shpjegoi pasimin e tij vertikal tek Dimarco në derbin me Juventusin i cili u bë viral në rrjetet sociale duke thënë se gjërat të tilla i provojnë në stërvitje.