Caktohet masa e burgimit pa afat për Besnik Mujecin dhe të tjerët
Lexohet për: 1 min.
Mujeci
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata penale e Tiranës iu ka caktuar burgim pa afat asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besnik Mujecit dhe katër të arrestuarve të tjerë të  operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11 mijë e 300 doza ekstazi.

“Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia”, shkruan abcneës.al, transmeton KosovaPress. 

Bëhet e ditur se gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që pesë të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

Ndryshe, Besnik Mujeci deri para dy ditësh ishte asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, por që u përjashtua nga ky grup të hënën, kur edhe u arrestua.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8B%E2%80%8Barrestohet-ne-tirane-asamblisti-i-lvv-se-ne-prishtine-u-kap-me-mbi-11-mije-doza-ekstazi/
https://kosovapress.com/admin/vetevendosje-perjashton-besnik-mujecin-nga-te-gjitha-strukturat/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025