Caktohet gjyqtari për sfidën vendimtare të Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Caktohet gjyqtari për sfidën vendimtare të Kosovës
24/03/2026 - 11:49
Linku u kopjua

Gjyqtari norvegjez Espen Eskas është caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Sipas njoftimit zyrtar, Eskas do të ndihmohet nga asistentët e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Nicholas Walsh nga Skocia.

Ndërkohë, në sistemin VAR do të jenë të angazhuar dy gjyqtarë nga Holanda, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti, të cilët do të asistojnë në vendimmarrjet kryesore gjatë takimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026