Caktohen gjyqtarët për dy superderbit e Superligës
Lexohet për: 1 min.
Shorti
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll. Në këtë xhiro do të zhvillohen dy ndeshje derbi që pritet të prodhojnë spektaklë të vërtetë në fushë.

Tashmë janë caktuar gjyqtarët për këto ndeshje. Të shtunën, në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 15:00 do të takohen kampioni në fuqi, Ballkani dhe Prishtina. Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje do të jetë Mentor Ajeti. Asistent të tij do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, raporton KosovaPress.

Ndërsa, të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ballafaqohen Llapi dhe Drita, sfidë në të ciln drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Erdall Zasella, me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Zgjim Rrahimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024