Konspiracionisti Alfred Cako ka thënë disa gjëra të padëgjuara për betejën e madhe të Fushë Kosovës.
Cako rrëfeu historinë kur vajza e mbretit serb Llazar u shërbente lakuriq mongolëve, pasi Sulltan Bajaziti u zu peng dhe u burgos nga Timo Lëngu në betejën e Ankarasë.
Ai ka qenë vasal i Sulltanit dhe një nga njerëzit besnik të tij në Kosovë, të Sulltan Muratit të I. Sulltan Murati e besonte shumë dhe ka qenë një nga 6 bujarët siç quhet në letërsinë e kohës, disa informacione që i kam dërguar në Firence. Pra ka qenë një nga 6 bujarët që komplotoi.
Dhe pas kësaj, Mara, në mos gaboj, vajza e knjazit serb Llazar u martua me Bajazit Illdërimin. Dhe do tju tregojë një histori. Kur i kapi peng Timo Lëngu në betejën e Ankarasë, e rrethoi Bajazit Illdërimin në një qeli me dru të trashë, vuri të gjithë ata dijetarët mongol në radhë dhe Marën e detyroi t’iu shërbente lakuriq duke iu çuar uji të ftohtë apo dhallë, ndërsa Sulltan Bajaziti vdiq nga tmerri sepse e kishte nënën e fëmijëve sepse kishte 4-5 djemë me të. Më pas filloi një luftë e madhe mes djemëve se kush do të merrte pushtetin, derisa Murati i II u bë Sulltan”– tha Cako./TCh/