Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Malishevës
Lexohet për: 1 min.
sokoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli është emëruar trajneri i klubit të futbollit Malisheva.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës së Superligës së Kosovës. Sokoli vjen në krye të Malishevës pas largimit të Sermaxhajt, transmeton KosovaPress.

Ky është njoftimi i plotë lëshuar nga klubi:

????? ??????? ?? ?? ??????? ???????????? ?? ????????? ?????? ??????

Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi.

Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyre në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme.

Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit.

Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025