Komuna e Malishevës nga pamjaftueshmëria e buxhetit për t’i realizuar projektet komunale, është detyruar që t’i reduktojë shpenzimet e tjera. Kurse, sa i përket buxhetit të planifikuar nga Qeveria, në këtë komunë thonë se ndarja po bëhet çështje politike, pasi ata nuk i përkasim subjektit ose qeverisjes në nivelin qendror.
Si projekt të madh i konsiderojnë investimet në qendër të qytetit, për çka thonë se janë anashkaluar nga niveli qendror, pasi, orientohet në komuna tjera, përkundër faktit se që dy vite, bëjnë realizimin e shpenzimit të buxhetit në tërësi. Kurse, nevojat dhe kërkesat janë të mëdha.
Shala u shpreh se si komunë janë të anashkaluar Edhe se vazhdimisht kërkojnë mbështetje nga niveli qendror.
Thaçi ndarjen e buxhetit komunal e konsideroi si çështje politike. Ai tha se kjo komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, për këtë arsyeje nuk janë duke u marrë parasysh kërkesat për mbështetje në projekte.
Buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro, këtë vit është 654 milionë euro. Në vitin 2024 ai do të jetë gati 200 milionë më shumë, ose 742 milionë euro. Prej të cilave 635 milionë euro janë grant për komunat nga qeveria, kurse pjesa tjetër janë të hyra vetanake të komunave.