Burri që u sulmua në Istog dyshohet se u “rrah” nga dy gra që janë nënë e bijë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Burri që u sulmua në Istog dyshohet se u “rrah” nga dy gra që janë nënë e bijë
policia naten
23/07/2026 - 16:33
Linku u kopjua

Burri që ishte viktimë e dhunës në familje, në një rast që u raportua se ndodhi të mërkurën mbrëma në Istog, dyshohet se u sulmua nga dy gra të cilat janë nënë e bijë.

Kështu merr vesh KosovaPress nga burimet e veta.

“Të dyshuarat janë nënë e bijë”, tha ky burim.

Policia raportoi të enjten se dy gra dyshohen se kanë kryer veprën penale "dhunë në familje", pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë në Istog, të mërkurën mbrëma.

"Është raportuar se dy të dyshuarat, femra kosovare, kanë sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në raportin e policisë, transmeton KosovaPress.

Forcat e rendit bënë të ditur se njëra nga të dyshuarat, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetra pritet të intervistohet gjatë ditës së sotme teksa rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026