Burri e bën gruan për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Lexohet për: 1 min.
dhun-dhuna
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Për këtë rast në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në dhomën e gjumit të të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë AK/47 dhe një karikator me 13 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

“Mitrovicë 18.03.2024-15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar  se është sulmuar fizikisht  dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin. Në dhomën e gjumit të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë AK/47 dhe një karikator me 13 fishekë të kalibrit 7.62 mm  që i përkiste të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024