Burrat ukrainas që jetojnë jashtë vendit do të thirren në ushtri
Lexohet për: 1 min.
ukraina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Burrat ukrainas që jetojnë jashtë vendit do të ftohen të kthehen në vend për shërbimin ushtarak, tha të enjten ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Ministri tha se burrat ukrainas të moshës midis 25 dhe 60 vjeç, të cilët jetojnë jashtë vendit, do të marrin një ftesë në javët e ardhshme për të shkuar në qendrat e rekrutimit.

“Ne duam drejtësi për të gjithë, sepse ka të bëjë me vendin tonë. Ne do t'u dërgojmë atyre një ftesë", tha Umerov në një intervistë për gazetën gjermane Bild.

Ai tha gjithashtu se mund të marrin masa nëse ata nuk paraqiten vullnetarisht.

“Ne ende po diskutojmë se çfarë duhet të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fillim të kësaj jave se ushtria ka propozuar të mobilizojë 450,000 deri në 500,000 persona shtesë për ushtrinë.

Ai më tej tha se askush nuk e di përgjigjen nëse lufta Rusi-Ukrainë do të përfundojë vitin e ardhshëm, por nënvizoi se strategjia e tyre mbetet e njëjtë, çlirimi i të gjithë vendit nga forcat ruse. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025