Bulliqi shpreh ngushëllime familjes pas tragjedisë në Liqenin e Batllavës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bulliqi shpreh ngushëllime familjes pas tragjedisë në Liqenin e Batllavës
Shpejtim Bulliqi
01/07/2026 - 14:38
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas konfirmimit se është gjetur trupi i pajetë i të riut në Liqenin e Batllavës.

Blerim Ruhani humbi jetën pasi u zhduk derisa po notonte. Rasti u raportua të martën rreth orës 13:00, kur Policia e Kosovës u njoftua se një person kishte hyrë në ujë dhe nuk ishte parë më të dilte.

Përmes një reagimi publik, Bulliqi i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Podujevës.

“Në emrin tim personal dhe të Komunës së Podujevës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre”, ka shkruar Bulliqi.

Kryetari ka falënderuar gjithashtu të gjitha institucionet dhe qytetarët që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, si dhe qytetarët që kontribuuan në këtë aksion.

Në fund të reagimit, Bulliqi ka shprehur dëshirën që raste të tilla tragjike të mos përsëriten.

Pas dy ditësh kërkime, ekipet e FSK-së arritën të lokalizojnë dhe nxjerrin nga uji trupin e pajetë të 25-vjeçarit. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026