Bulliqi merr një vendim për shfrytëzimin e parkingjeve në këto institucione
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bulliqi merr një vendim për shfrytëzimin e parkingjeve në këto institucione
Shpejtim Bulliqi
09/07/2026 - 11:47
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bën të ditur se ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit të parkingjeve në pesë institucione arsimore, me qëllim të lehtësimit të parkimit dhe qarkullimit të automjeteve në qytet.

Sipas vendimit, qytetarët do të kenë në dispozicion parkingjet e IAAP “Isa Boletini”, SHFMU “Enver Maloku”, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli”.

Bulliqi ka shkruar në Facebook se ky hap është ndërmarrë për të krijuar hapësira shtesë për parkim dhe për të përmirësuar menaxhimin e trafikut, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit vijnë për pushime në vendlindje.

Sipas tij, vendimi synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të kontribuojë në një organizim më efikas të lëvizjes në qytetin e Podujevës gjatë kësaj periudhe me fluks të shtuar të qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026