Bullgaria pothuajse dyfishon shpenzimet për mbrojtje në një dekadë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bullgaria pothuajse dyfishon shpenzimet për mbrojtje në një dekadë
Photo - NATO
27/03/2026 - 14:36
Linku u kopjua

Sipas një raporti vjetor të NATO, Bullgaria ka shënuar një rritje të ndjeshme të buxhetit për mbrojtje gjatë periudhës 2014–2025, duke e çuar atë nga 1.31% në 2.14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Raporti i prezantuar në Bruksel thekson se vetëm gjatë vitit 2025, shpenzimet ushtarake të Bullgarisë u rritën me 13.78% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, vendet anëtare të NATO-s në tërësi kanë arritur një mesatare prej 2.77% të PBB-së për shpenzime në mbrojtje.

Sipas të dhënave, Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet me një pjesëmarrje të lartë të shpenzimeve për personelin ushtarak, të cilat përbëjnë 54.3% të totalit. Ndërkaq, 28.4% e buxhetit është dedikuar për infrastrukturë, ndërsa 16.9% për mirëmbajtje.

Në raport gjithashtu rikujtohet vendimi i marrë nga vendet anëtare të NATO-s gjatë vitit të kaluar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2030.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026