Bullgaria nesër nxjerrë në qarkullim një monedhë argjendi
Lexohet për: 1 min.
pr_20221230_10lv_img2_bg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Banka Kombëtare Bullgare nesër do të nxjerrë në qarkullim një monedhë argjendi në përkujtim të 175 vjetorit të lindjes së luftëtarit të lirisë Hristo Botev, tha banka në faqen e saj të internetit.

Monedha është prej argjendi 999, ka një diametër 38,61 mm dhe peshon 23,33 gram. Do të prodhohen rreth 5000 copë.

Në anën e përparme paraqitet vlera nominale e monedhës 10 BGN dhe stema e bankës qendrore.

Në anën e pasme është Hristo Botev dhe firma e tij.

Monedha është projektuar pas një fotografie të Botevit me firmën e tij që daton nga viti 1876 nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Shën Kirilit dhe Metodit.

Banka Kombëtare Bullgare kujton se Hristo Botev është paraqitur në monedhat përkujtimore bullgare dhe një kartëmonedhë. Mbi 120 monumente janë ndërtuar për t'i bërë homazhe në Argjentinë, Francë, Austri, Rumani dhe Rusi./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024