Bujqit në Rahovec do të furnizohen me fidane të trangullit “Kornishan”
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Komuna e Rahovecit në vitin 2024 do të furnizojë bujqit me fidane dhe inpute tjera për kulturën e trangullit “ Kornishan”
E gjithë kjo do të bëhet në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agro Celina”, e cila ka siguruar tregun për shitjen e këtij produkti me kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian dhe çmim të favorshëm për bujq. Sipas njoftimit të komunës, është nënshkruar marrëveshje përmes së cilës do të mbulohen shpenzimet e fermerëve që produktin do ta dorëzojnë në këtë Qendër Grumbulluese.
“Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen fidanet cilësore të trangullit, plehërimi dhe riplehrimi ( kristalorët), pesticidet, mulqerimi ( Folia e zezë), sistemi i ujitjes pikë-pikë. Njoftojmë bujqit e Komunës së Rahovecit që kjo mbështetje do të jetë për kulitivuesit në hapësira të mbrojtura-serra duke filluar me sipërfaqe nga 3 ari e më shumë. Të gjitha informatat bujqit e komunës së Rahovecit mund t’i marrin në sesionet informuese të organizuara nga QG “Agrocelina” apo në numrin e telefonit 049/100-838”, thuhet në njofitm.