Ish-portieri dhe legjenda e Parmës dhe Juventusit është bërë pjesë e stafit të Luciano Spallettit në Kombëtaren e Italisë, aventurë të cilën e ka konsideruar si të papërshkrueshme.
Gigi Buffon sapo ka nisur aventurën e tij të re si kreu i delegacionit të kombëtares italiane, pozitë për të cilën ka thënë se ka më pak përgjegjësi, por që për shkak të përvojës, duhet të jap këshilla për lojatrët herë pas here.
Ai shtoi se ishte ngopur nga futbolli në fushë, andaj është i kënaqur për këtë punë të re, përcjellë KosovaPress.
“Jo, jo realisht. Isha i ngopur me futbollin, këto ditë duke i parë të stërviten nuk kam pasur asnjëherë gjysmë dëshire. Jam i kënaqur me zgjedhjen time dhe e di që nuk është kështu për të gjithë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë zgjedhje.”, theksoi Buffon.