Budva heq afishen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Filipoviq: Baner i turpshëm e luftënxitës
Lexohet për: 2 min.
ghfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është hequr afishja me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, e vendosur dy ditë më parë në hyrje të Budvas në Mal të Zi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili ka thënë se ky gjest përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira, shkruan KosovaPress.

“Baneri i turpshëm luftënxitës është hequr. Si një gjest që përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira të Budvës dhe Malit të Zi, unë u kërkoj ndjesë të sinqertë fqinjëve tanë në Kosovë për vendosjen e tij më herët”, ka shkruar ai në X, ku edhe ka shpërndarë një video në të cilën shihet se më nuk ekziston një mbishkrim i tillë.

Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se afishja me mbishkrimin luftënxitës ka me qenë një transparent dhe jo grafit, dhe si e tillë është hequr nga inspektorati komunal.

Afishe të tilla janë vendosur më parë në veri të Kosovës dhe në Serbi, përmes të cilave i është bërë thirrje ushtrisë serbe që të kthehet në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025