BTA prezanton numrin special të revistës LIK mbi kërkimet në Antarktidë
Ballkani
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Versioni i sapo botuar në gjuhën angleze i numrit të majit të revistës LIK të BTA kushtuar shkencës bullgare në Antarktidë, u prezantua në Aheloy nga drejtori i përgjithshëm i BTA Kiril Valchev dhe Christo Pimpirev, kreu i Institutit Bullgar Antarktik, në pjesën përmbyllëse të një konferencë ndërkombëtare mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit në rajonet polare në kuadër të programeve EUPolarNet-2 dhe POLARIN, të mbështetura nga BE-ja.

Forumi dyditor mblodhi anëtarë të Institutit Bullgar të Antarktikut, të Institutit Gjerman Alfred Wegener të Kërkimeve të Arktikut dhe Antarktikut, Komitetit Polar Spanjoll, Qendrës për Studime Polare të Polonisë, si dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Turkiye, Rumani, Greqisë dhe Qipros.

Valchev dhe Pimpirev diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet BTA dhe Institutit të Antarktidës për informimin e njerëzve për punën e studiuesve bullgarë në Antarktidë.

Numri më i ri i revistës LIK mbulon udhëtimin e dytë të anijes kërkimore detare bullgare në Antarktidë, duke u fokusuar në projektet e studiuesve bullgarë gjatë ekspeditës, si ndikimi i ndryshimeve klimatike, jeta detare, metalet dhe ndikimi i njeriut në natyrë. Janë disa nga pikat kryesore të mbulimit të udhëtimit RSV 421 nga korrespondenti special i BTA Emil Granicharov, i cili ishte në bordin e anijes për një pjesë të madhe të udhëtimit.

Gjatë ekspeditës së 32-të bullgare në Antarktidë, BTA publikoi çdo të martë dhe të enjte intervista video me eksploruesit bullgarë të Antarktidës. Po ashtu, prezantoi të gjitha projektet shkencore me video, foto dhe tekst të përgatitur së bashku me shkencëtarët para nisjes së tyre. Korrespondenti special i BTA Emil Granicharov ishte gjithashtu në gjendje të intervistonte disa nga studiuesit gjatë ekspeditës. Gazetarët e BTA-së më pas biseduan me disa prej tyre pas kthimit për të ndjekur rezultatet e punës së tyre.

Valchev bëri të ditur se ka plane që ky numër të botohet edhe në gjuhën spanjolle. "Një nga artikujt më interesantë i kushtohet bashkëpunimit të shkencëtarëve bullgarë me kolegët e tyre nga vende të tjera, veçanërisht nga Spanja," shpjegoi ai.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që arritjet e shkencëtarëve që punojnë në Antarktidë të promovohen mes njerëzve të zakonshëm në një gjuhë të arritshme për ta. Njerëzit duhet të dinë pse fondet shtetërore shpenzohen për kërkime atje, beson ai. "Shkenca themelore është e vështirë t'i shpjegohet publikut të gjerë. Një nga qëllimet kryesore të kësaj reviste është të tregojë se ky hulumtim është i rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit", shtoi Valchev.

Christo Pimpirev njoftoi se ekspedita e ardhshme bullgare do të përfshijë për herë të parë një përfaqësues nga Mali i Zi, ndërsa Greqia do të bëjë hapat e parë seriozë në projektet shkencore në kontinent.

Valchev tha se një korrespondent i BTA-s do të jetë gjithashtu pjesë e ekspeditës së ardhshme polare të Bullgarisë. Ai gjithashtu theksoi se në fillim të këtij viti, agjencia hapi klubin e parë dhe të vetëm të shtypit në Antarktidë deri më tani./BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024