Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 5.2 për qind
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Bruto Produktit Vendor (BPV) me çmime aktuale në vitin 2022 ishte 8 936.2 milionë euro. Derisa, rritja reale në vitin 2022 ishte 5.2 për qind krahasuar me vitin 2021.
Në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se BPV për kokë banori për vitin 2022 ishte 5 mijë e 37 euro.
“Rritje reale për vitin 2022 kishte në këto aktivitete ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave (10,8%); Informim dhe komunikim 9,2%; Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (7,0%); Aktivitete administrative dhe mbështetëse (6,7%); Aktivitete financiare dhe të sigurimit (6,4%); Industri përpunuese (5,6%); Transport dhe magazinim (5,4%); Art, zbavitje dhe rekreacion (4,7%); Bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (4,5%); Afarizëm me pasuri të patundshme (4,1%); Hotele dhe restorante (3,7%); Shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (3,6%); Edukim (3,2%); Furnizim me ujë (3,0%); Industri nxjerrëse (2,9%); Shërbime të tjera (2,6%); Furnizim me energji elektrike, dhe me gaz (1,4%)”, thuhet në raport.
Ndërsa, gjatë vitit 2022 kishte rënie në: Ndërtimtari me 3,1 për qind, Administrim publik dhe të mbrojtjes; sigurim i detyrueshëm social 0.5 për qind.
Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2022 ishte: Importi i shërbimeve 21,3%, eksporti i shërbimeve 20,0%, eksporti i mallrave 16.1 për qind, shpenzimet e konsumit final 4 për qind, importi i mallrave (FOB) 2,2 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 0,2 për qind.
“Komponentët kryesorë të BPV-së me rënie kishte te këta komponentë: Ndryshimet në inventar (-10,6%); dhe Formimi i kapitalit bruto 3,8 për qind”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime të vitit paraprak për periudhën 2008-2022, bazuar në ESA 2010.