Britanikët kujtojnë Ditën e Çlirimit, theksojnë zhvillimin e partneritetit me Kosovën
Lexohet për: 1 min.
ambasada
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Ditën e Çlirimit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka kujtuar zhvillimin e Kosovës dhe partneritetit në mes të dy vendeve përgjatë më shumë se dy dekadave.

Ambasada ka shkruar se kjo ditë është emocionuese për shumë nga ushtarët britanikë të cilët u pritën në Kosovë 24 vjet më parë.

“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë. Është gjithashtu një moment për të reflektuar se sa larg është zhvilluar Kosova dhe partneriteti ynë me ju gjatë 24 viteve që atëherë”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.

Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s, si dhe administrata përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo u bë pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të, kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024