Milan Radojçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se "ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t'u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit".
“Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.
Ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte.
Kjo valë sanksionesh, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, është një kontribut për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën e të Drejtave të Njeriut.
“Këto sanksione tregojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, tha Qeveria britanike.