Britania sanksionon zyrtarët e lartë të Gjeorgjisë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Gjeorgji
5 orë më parë
Linku u kopjua

Britania ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Gjeorgjisë, në mesin e tyre edhe ndaj ministrit të Brendshëm. Kjo vjen si përgjigje pas rolit të tyre në shtypjen e protestuesve.

Individët do të përballen me ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për "shkelje të të drejtave të njeriut", tha Zyra e Jashtme, duke shtuar se sanksionet u vendosën në koordinim me Shtetet e Bashkuara, raporton BBC.

"Dhuna tronditëse e shkaktuar ndaj protestuesve, liderëve të opozitës dhe gazetarëve është një sulm i egër ndaj demokracisë", tha ministri i Jashtëm, David Lammy.

Në Gjeorgji po mbahen protesta kundër vendimit të Qeverisë për t’i ndërprerë bisedimet për anëtarësim në BE.

https://kosovapress.com/gjeorgjia-nen-rrenim-zgjedhjet-mund-ta-shtyjne-ne-humnere

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024