Një nga zgjedhjet presidenciale më të rëndësishme në historinë 33-vjeçare demokratike të Gjeorgjisë do të mbahet nesër, mes protestave masive dhe ftohjes së raporteve me Perëndimin.
Më 14 dhjetor në orën 09:00, sipas kohës lokale, Ëndrra Gjeorgjiane do të nisë procedurën parlamentare për zgjedhjen e presidentit Mikhail Kavelachvili.
Për shkak të bojkotit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në fund të nëntorit, opozita nuk propozoi asnjë kandidat, përveç Mikhail Kavelachvili, ish-futbollist, i nominuar nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, e cila njoftoi se po i shtynte negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri më 2028.
Vendimi i partisë për të shtyrë negociatat tërboi publikun pro-evropian gjeorgjian, i cili tashmë doli në rrugë një muaj më parë për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të fituara nga Ëndrra Gjeorgjiane.Përveç kësaj, ajo dha edhe një herë mbështetjen e saj për protestat masive që po zhvillohen prej javësh në Gjeorgji, pavarësisht dhunës së shërbimeve të sigurisë dhe arrestimeve të protestuesve.
“Unë jam këtu dhe do të mbetem sepse, në këtë moment vendimtar, vendi ka nevojë për institucione dhe përfaqësues legjitimë, të zgjedhur me të vërtetë nga populli. Kur ata që mbështeten te represioni të kuptojnë se zgjedhjet janë e vetmja rrugë përpara, unë do të jem gati t'i organizoj ato për paqen, drejtësinë dhe një të ardhme në BE”, ka shkruar Zourabichvili në rrjetin X.
Vlen të përmendet se Kavelachvilit nuk iu lejua kandidatura për president të Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë për 2025, pasi ai nuk ka arsim të lartë.