Britania e Madhe do t’i sigurojë Ukrainës 10.000 fishekë artilerie dhe helikopterë
Lexohet për: 1 min.
Ukraina
2 vite më parë
Linku u kopjua

Britania e Madhe do të sigurojë 10.000 fishekë artilerie dhe helikopterë shtesë për Ukrainën, tha qeveria britanike të mërkurën.

Njoftimi i Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace erdhi gjatë një vizite në Norvegji.

“Raundet do të rrisin aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe do të vijnë pasi dorëzimi i parë i helikopterëve Sea King mbërrin në Ukrainë për të ofruar aftësi kyçe të kërkimit dhe shpëtimit”, thuhet në një deklaratë.

Ndihma ushtarake shtesë vjen pasi kryeministri britanik Rishi Sunak vizitoi Kievin në fundjavë, ku njoftoi një paketë ndihme të mbrojtjes prej 50 milionë funte (59.6 milionë dollarë).

“Kjo paketë përfshinte 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësinë e luftës elektronike kundër dronëve.”

"Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Këto raunde shtesë artilerie do të ndihmojnë Ukrainën të sigurojë tokën që ka rimarrë nga Rusia javët e fundit," tha Wallace.

Britania e Madhe po furnizon gjithashtu pajisje dimërore për trupat e Ukrainës, thuhet në deklaratë./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025